trepcaa-89Ndeshja që e çeli javën e 15-të në Raiffeisen Superligë ndërmjet Trepçës dhe Hajvalisë, e që u zhvillua në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë, ka përfunduar baras 0:0. Të dyja skuadrat shfaqën një lojë mesatare dhe të niveluar, gjë të cilën e dëshmon edhe rezultati. Mundësinë më të mirë e kishin vendasit në pjesën e parë, por gjuajtja e Kujtim Kutllovcit nga 7-8 metra shkoi mbi portën e Ilir Avdylit. Për Trepçën kjo ishte ndeshja e tretë pa humbje pas ardhjes së Ajet Shoshollit në krye të skuadrës. Pas këtij barazimi Trepça renditet në pozitën e 10-të, me 14 pikë, derisa Hajvalia së paku përkohësisht mbetet në pozitën e dytë, me 25 pikë.