24 maj, 2022 – Trepça nga Mitrovica dhe Vjosa nga Shtimja janë dy anëtaret më të reja të Superligës së Kosovës në futsll. Këto dy ekipe u takuan në javën e fundit të kampionatit, e ku pas një loje tejet interesante që u zhvillua në praninë e 1500 tifozëve në Shtime, në fund ndeshja u mbyll baras 7:7. Pas këtij spektakli të dyja ekipet u ndanë të kënaqura si me lojën, ashtu edhe me rezultatin, pasi e siguruan inkuadrimin në elitën e futsallit. Ky epilog e nxjerri Trepçën kampione, derisa Vjosën nënkampione. Pas ndeshjes u ndanë medaljet dhe kupa për ekipin kampion, e të cilat i dorëzuan Hysni Gjinovci, Rasim Gimolli, Agim Avdyli dhe kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu.