Skuadra e Trepçës’89 ka arritur të shkëpusë një pikë si mysafire në duel me skuadrën kampione, Llamkos Kosovën, derisa Istogu ka arritur t’i arkëtojë pikët e plota në sfidën kundër Drenicës në Skenderaj, në kuadër të javës së 7-të në Raiffeisen Superligë.
Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Ferki Aliu” në Vushtrri rrjetat kanë mbetur të paprekura, pasi asnjëra prej skuadrave nuk ka arritur të gjejë rrugën e golit. Ishte kjo një ndeshje e vobektë edhe për nga rastet, ku mundësinë më të mirë për vendasit e pati Rashica, gjuajtja e të cilit nuk e arriti cakun e duhur, derisa tek mitrovicasit rastin më të mirë e pati Blerand Kurtishaj, që nuk arriti të shënojë nga afërsia.
Ndërkohë, Istogu ka arritur të realizojë një fitore të madhe në duelin që e luajti në udhëtim kundër Drenicës në Skenderaj. Skuadra e inkuadruar këtë edicion në Raiffeisen Superligë, triumfoi 3:2 kundër drenicasve. Granit Arifaj (7’) dhe dy golat e Mark Milicajt (40’ dhe 84’) ia siguruan këtë fitore mysafirëve, teksa golat e vendasve u shënuan nga Taulant Dajaku (14’ p) dhe Besart Dushi (35’).
Raiffeisen Superliga: Java e (7) me daten: 27.09.2014. në ora 15.00.
E premte:
DRITA – HAJVALIA……………………..1-2
E shtunë :
LLAMKOS KOSOVA – TREPÇA-89……….0-0
DRENICA – ISTOGU…………………….2-3
LIGA E PARË: Java (6-të)-me daten- 27.09.2014- ora 15.00.
E shtunë:
LIRIA -GJILANI……………………………………1-0
LLAPI – 2 KORRIKU………………………………1-0
BALLKANI -RAMIZ-SADIKU……………………1-0
FLAMURTARI -VLLAZNIA………………………1-0
DEÇANI – LEPENCI………………………………2-1
Liga e ( 2-të) Grupi (A) – Java e 3-të :
E shtunë:
DRINI – RILINDJA E KOSOVËS……………….1-1
Superliga-Junioret- Java e (5-të) :
E shtunë;
RILINDJA – TREPÇA 89…………2 -1
Liga e Parë – JUNIORËT:
E shtunë
GJILANI – HAJVALIA…………….1-0
TREPÇA – ISTOGU………… U SHTY
Raiffeisen Superliga- Femrat Java e (2-të) :
E shtunë;
PRISHTINA – KOSOVA (P)………………2-0