6 nëntor, 2016 – Sot janë zhvilluar katër ndeshje në kuadër të javës së 13-të në Vala Superligën e Kosovës në futboll. Skuadra kryesuese në renditje, Trepça’89, ka barazuar si mysafire kundër Dritës, në Gjilan, me rezultat 0:0, duke i dhënë në këtë mënyrë përcjellës më të afërt Prishtinës që tashmë të afrohet në vetëm dy pikë. Në fakt, Prishtina shënoi fitore tejet të vështirë kundër Lirisë, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë, me rezultat 1:0. Golin e fitores për bardhekaltrit e kryeqytetit e shënoi Labinot Osmani, në minutën e 4-t shtesë të ndeshjes. Ndërkohë, në dy ndeshjet tjera fitoreve iu gëzuan skuadrat mysafire. Llapi arriti ta mposhtë Trepçën, në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë, me rezultat 1:0, me golin e shënuar nga Berat Hyseni, me gjuajtje me kokë, në minutën e 53-të. Kjo fitore ia mundëson Llapit që të mbetet në hap me skuadrat e tjera të kreut të renditjes, pasi ka 26 pikë në p pozitën e katërt, gjashtë më pak se sa skuadra kryesuese. Një gol për fitore i ka mjaftuar edhe Besës, e cila shënoi fitore kundër Ferizajt. Për tri pikë të reja të pejanëve u përkujdes Fatih Karahoda, në minutën e 43-të.
Vala Superliga, java e 13-të
E shtunë, 05.11.2016
Feronikeli – Gjilani 1-0
Drenica – Hajvalia 1-0
E diel, 06.11.2016
Drita – Trepça ’89 0-0
Prishtina – Liria 1-0
Trepça – Llapi 0-1
Ferizaj – Besa 0-1
Java e 14-të zhvillohet të mërkurën më 16.11.2016 në orën 13.00.
Liga e Parë, java e 13-të
E shtunë, 05.11.2016
2 Korriku Vitia 1-1
Ramiz Sadiku – Deçani 3-0
E diel, 06.11.2016
Vëllaznimi – Fushë Kosova 0-1
Vushtrria – Rahoveci 0-0
KEK-u – Vllaznia (P) (2-0 u ndërpre)
Flamurtari – Istogu 1-0
Kosova (P) – Dukagjini 1-3
Ulpiana – Ballkani 2-1
Java e 14-të, të gjitha ndeshjet zhvillohen të dielën, më 13.11.2016 në orën 13.00.
E diel, 06.11.2016
Iliria – Lugu i Baranit 0-1