23 prill, 2017 – Sot janë zhvilluar katër ndeshje në kuadër të javës së 27-të në Vala Superligë. Skuadra kryesuese e renditjes, Trepça’89 ka vazhduar serinë e rezultateve pozitive, duke e mposhtur rivalen e qytetit, Trepçën, me rezultat 3:1, duke e ruajtur epërsinë prej 7 pikëve ndaj ndjekësit më të afërt, Feronikelit. Golat për Trepçën’89 i shënuan Rron Broja (54’), Shpëtim Idrizi (59’) dhe Jashari (73’), derisa golin e vetëm për Trepçën e shënoi Ergyn Ahmeti (71’). Fitore të rëndësishme në garën për t’iu shmangur zonës së rrezikshme ka shënuar Drenica para tifozëve të vet në duel me Dritën, me rezultat 2:0. Golat për Drenicën i shënuan Granit Arifaj (42’) dhe Kreshnik Uka (90’). Me të njëjti rezultat fitores në shtëpi iu gëzua edhe Llapi në përballje me Besën, me golat e shënuar nga Hamdi Namani (70’) dhe Egzon Sinani (82’). Ndërkohë, sfida e vetme e kësaj jave e cila ka përfunduar pa fitues ka qenë ajo në Prizren ndërmjet Lirisë dhe Ferizajt, me rezultat 1:0. Të parët në epërsi kaluan ferizajasit me golin e shënuar nga Milan Ristovski, në minutën e 38-të, por Lirinë nga humbja e shpëtoi Fillim Guraziu, i cili realizoi nga penalltia në minutën e 90-të, pasi paraprakisht Fetahaj u ndal në mënyrë të palejueshme brenda zonës.
Vala Superliga
E premte
Feronikeli – Hajvalia 6:0
E shtunë
Prishtina – Gjilani 1:0
E diel
Liria – Ferizaj 1:1
Drenica – Drita 2:0
Trepça’89 – Trepça 3:1
Llapi – Besa 2:0
Liga e Parë
E shtunë
Ulpiana – Dukagjini 1:3
Istogu – Rahoveci 0:0
Ramiz Sadiku – Kosova (P) 2:1
Ballkani – Deçani 4:2
E diel
KEK-u – Fushë Kosova 0:0
Flamurtari – Vitia 3:0
Vushtrria – 2 Korriku 2:0
Vëllaznimi – Vllaznia 1:0
Liga e Dytë
Grupi A
E shtunë
Gryka – Besa  7:3
E diel
Uv Malisheva – Opoja 2:1
Luftëtari – Iliria 2:0
Dukagjini – Onix Banje 0:4
Behari – Lugu i Baranit 0:2
E hënë
Përparimi – Ratkoci (13:00)
Australia – Rilindja e Kosovës
Dushkaja – Leshani
Ndeshjet fillojnë në orën 15:00
Grupi B
E diel
Kaolini – 18 Korriku, nuk u zhvillua
Arbëria – Vjosa 2:0
Dardana – Kika 0:0
Besëlidhja – Kastrioti 1:0
Lepenci – Bashkimi (K) 1:2
Minatori  – Galaksia 2:1
E hënë
Bashkimi (Gj) – Tefik Çanga
Ndeshjet fillojnë në orën 15:00
Superliga Juniorët
E shtunë
Liria – Vushtrria  2:1
E diel
Hajvalia – Flamurtari 2:1
Feronikeli- Llapi 0:0
Obiliq: Prishtina – Ramiz Sadiku 2:0
E hënë
Vëllaznimi – Besa
Trepça’89 – 2 Korriku
Drenica – KEK-u (15:00)
Ndeshjet fillojnë në orën 11:00
Liga e Parë – Juniorët
E diel
Dinamo – Ferizaj 1:0
New Star – Drita, nuk u zhvillua
Fushë Kosova – Tefik Çanga 3:2
E hënë
Gjilani – Rilindja
Ndeshjet fillojnë në orën 11:00
Liga e femrave
E shtunë
Mitrovica – Vizioni, nuk u zhvillua – mysafiret nuk udhëtuan
Llapi – Dukagjini  0:0
Bazeli 2015 – Hajvalia 0:6
 
E diel
13 Qershori – Kosova (P) 1:1
Ndeshjet fillojnë në orën 15:00
Liga e Kadetëve
E shtunë
Besa – Liria 3:0
Drenica – Drita 1:1
 
E diel
Gjilani – Prishtina  1:3
Trepça – Feronikeli, nuk u zhvillua
Llapi – Trepça’89 0:2
Ferizaj – Hajvalia 6:0