1 prill, 2018 – Sot janë zhvilluar tri ndeshje në kuadër të javës së 25-të në Vala Superligën e Kosovës në futboll. Feronikeli dhe Llapi kanë barazuar 2:2, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, pas një loje mjaft interesante. Feronikeli kaloi në epërsi në minutën e 10-të, me golin e Mark Milicajt. Llapjanët arritën të përmbysin rezultatin me golat e shënuar nga Hamdi Namani, në minutën e 33-të dhe Ilir Blakqori, në minutën e 40-të. Mirëpo, qysh në minutën e parë të pjesës së dytë skuadra nga Drenasi arriti të barazojë shifrat, me golin e Albutrint Morinës, që në fund doli të jetë edhe rezultati përfundimtar i këtij takimi. Ndërkohë, Trepça’89 ka shënuar fitore të rëndësishme, por të vështirë kundër Drenicës, në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë, me rezultat 1:0. Golin e vetëm në këtë sfidë e shënoi Oto John nga afërsia, kur shfrytëzoi reagimin e dobët të portierit të Drenicës, Flamur Neziri. Fitore në shtëpi ka arritur edhe Gjilani që e ka mposhtur Vllazninë, me rezultat bindës 4:0. Tre gola i shënpo Betim Haxhimusa (55’, 72’ e 80’), derisa me një gol kontribuoi Fisnik Papuqi (19’). Do theksuar se Vllaznia që nga minuta e 30-të luajti me një lojtar më pak pas përjashtimit të Elbasan Thaçit, pas dy kartonëve të verdhë.
Vala Superliga – java 25
Liria – Besa 2:2
Drita – Flamurtari 3:1
Prishtina – Vëllaznimi 2:0
Gjilani – Vllaznia 4:0
Trepça’89 – Drenica 1:0
Ferronikeli – Llapi 2:2
Liga e parë – java 23
2 Korriku – Fushë Kosova 1:0
Onix Banja – Kika 0:2
Dukagjini – Ramiz Sadiku 0:1
Vushtrria – Vitia 1:0
Trepça – Bashkimi 0:3
Rahoveci – Hajvalia 3:1
Ferizaj – KEK-u  2:0
Kosova – Ballkani 0:1
Femrat – Superliga
13 Qershori – Ulpiana 3:0
Drenica – Mitrovica 0:6
Llapi – Dukagjini
Malisheva – Liria
Bazeli 2015 – Vizioni
Liga e dytë – Grupi A
Përparimi – Rilindja e Kosovës nuk u zhvillua
Besa – Dushkaja 0:2
Dardania – Gryka 0:1
Dukagjini – UV Malisheva 1:1 u ndërpre (72)
Luftëtari – Dardanët 1:0
Dejni – Lugu i Baranit 1:1
Istogu – Opoja 3:1
Deqani – Behari 1:1
Liga e dytë – Grupi B
Rinia – Drenoci 3:0
Çeliku – Vëllazëria 2:4
Sharri – Galaksia e hënë
Lepenci – Dardana 1:0
Arbëria – Tefik Çanga 2:0
Bashkimi – Vjosa e hënë
Xerxa – Ulpiana 1:2
Minatori – Kastrioti 5:0
Juniorët – Superliga
Ramiz Sadiku – Trepça’89, e hënë
2 Korriku – Prishtina 0:1
Liria – Vëllaznimi, e hënë
Besa – Gjilani 3:1
KEK-u – Fushë Kosova 1:1
Flamurtari – Drita 2:2
Vushtrria – Ferronikeli, e hënë
Llapi – Gjakova nuk u zhvillua
Juniorët – Liga e parë
Ballkani – Lushta 3:1
Lepenci – Vllaznia 2:2
Ferizaj – Lidhja e Prizrenit 1:0
Kadetët
Gjilani – Besa 2:1
Drita – El Clasico 4:2
Liria – Llapi 2:0
Trepça’89 – Prishtina 1:2 u ndërpre (32′)
Ferizaj – 2 Korriku 0:0