22 shtator, 2017 – Skuadra kampione në fuqi, Trepça’89 ka shënuar fitore të rëndësishme në ndeshjen hapëse të javës së 6-të në Vala Superligë dhe atë si mysafire, duke e mposhtur Feronikelin në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, me rezultat 1:0. Golin e fitores për mitrovicasit e shënoi Rron Broja, në minutën e 28-të pas asistimit të Oto John. Në pjesën e dytë Feronikeli bëri përpjekje të mëdha për të ndryshuar rezultatin, por nuk ia arriti qëllimit. Nesër zhvillohen katër ndeshje tjera, ku takohen Llapi – Vëllaznimi, Besa – Liria, Drenica – Flamurtari, Gjilani – Prishtina, derisa të dielën luhet ndeshja Vllaznia – Drita.