thumbnailSot janë zhvilluar katër ndeshje në kuadër të javës së 16-të në Raiffeisen Superligë, ku në tri sosh fitoreve iu gëzuan skuadrat vendase, derisa një sfidë u mbyll pa fitues. Në gjashtë ndeshjet e kësaj jave u realizuan 15 gola, derisa fitoren me rezultatin më bindës e arriti Trepça’89. Kjo e fundit, sot, në stadiumin “Riza Lushta” e shpartalloi Hysin, duke e mposhtur me shifrat 5:1, me çka dëshmoi se nuk do të dorëzohet në garën për titull kampioni. Serinë e golave për “Minatorët” e hapi Shpëtim Babaj, në minutën e 9-të. Shifrat përkohësisht i barazoi Përparim Livoreka, në minutën e 21-të, Mirëpo, në minutat e fundit të pjesës së parë mitrovicasit shënuan dy herë nëpërmjet Labinot Jetullajhut (44’) dhe Musajt (45+2). Loja e mirë e Trepçës’89 vazhdoi edhe në pjesën e dytë, ku u realizuan edhe dy gola. Kastriot Rexha në minutën e 47-të i çoi shifrat në 4:1, kurse rezultatin përfundimtar e vulosi Shpëtim Idrizi, në minutën e 58-të. Fitore të rëndësishme regjistroi edhe Ferizaj para tifozëve të vet, duke e mposhtur Trepçën, me rezultat 2:0, me golat e shënuar nga Qëndrim Dautaj, në minutën e 17-të dhe Astrit Fazliu, në minutën e 73-të. Me këtë fitore ferizajasit janë ngjitur në pozitën e dytë, me gjashtë pikë më pak se skuadra e Llamkos Kosovës. Tri pikë si vendase i arkëtoi edhe Feronikeli, që e mposhti Hajvalinë, në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj, me rezultat 1:0. Golin e vetëm në këtë sfidë e shënoi Argjend Bardhi, në minutën e 10-të. Ndërkohë, Drenica e çon në 11 numrin e ndeshjeve pa humbje, pasi sot barazoi në stadiumin “Shahin Haxhiislami” në Pejë kundër Besës, me rezultat 2:2. Golat për pejanët i shënuan Haxhi Zeka (11′) dhe Mensur Duraku (50′), derisa për drenicasit realizuan Arifaj (70′) dhe Tahiraj (90+3).
Rezultatet
Raiffeisen Superliga, java 16
Feronikeli-Hajvalia    1:0
Besa-Drenica    2:2
Ferizaj-Trepça    2:0
Trepça ’89-Hysi    5:1
Prishtina-Drita    0:0
Fushë Kosova-Llamkos Kosova    0:2
 
Liga e Parë, Java e 15-të
Liria-Istogu 1-0
Llapi-2 Korriku 2-0
Ulpiana-KEK-u 4-3
Rilindja-Flamurtari 1-1
Deçani-Ramiz Sadiku 1-0
Gjilani-Kosova (P) 2-0
Lepenci- Dukagjini           3-0
Vëllaznimi-Ballkani 1-0
 
Liga e Parë, Java e 15-të
Liria-Istogu 1-0
Llapi-2 Korriku 2-0
Ulpiana-KEK-u 4-3
Rilindja-Flamurtari 1-1
Deçani-Ramiz Sadiku 1-0
Gjilani-Kosova (P) 2-0
Lepenci- Dukagjini           3-0
Vëllaznimi-Ballkani 1-0
 
Superliga Juniorët, Java e 15-të
Llapi-Prishtina 1-1
Ramiz Sadiku-Feronikeli 0-2
Flamurtari-Drenica 3-0
Rilindja-Drita 0-2
Besa-2 Korriku e Trepça ‘89-Gjilani, të hënën
Kosova (V)-Fushë Kosova e Vëllaznimi-Hysi nuk janë zhvilluar.
 
Liga e Dytë, grupi ”A”, java e 13-të
Vicianumi-18 Korriku 5-0
Artakolli-Drini 2-1
Opoja-Minatori 5-1
Rahoveci-Liria (M) 6-0
Behari-Lugu i Baranit 1-1
Rilindja e Kosovës-Luftëtari, u ndërpre në min.36 tek rezultati 1-0, një shikues e ka sulmuar gjyqtarin e ndeshjes.
Besa- pushon.
 
Liga e Dytë, Grupi ”B”, java e 13-të
Bashkimi-Tefik Çanga 1-0
Kaolini-Ardhmëria 3-1
Besëlidhja-Vllaznia (P) 2-0
Vitia-Rinia, ndërprerë në min.75, tek rezultati 0-0, pas penalltisë për ekipin mysafir vendasit lëshuan fushën.
Studenti-Vjosa, nuk u zhvillua, ekipi mysafir nuk ka udhëtuar fare në ndeshje.
Kastrioti-Kamenica – të hënën
 
Gallaksia-pushoi.
 
Liga e Parë, juniorët, Java e 11-të
Hajvalia-Prizrenspor 5-3
Bardhi-Lepenci 3-1
Gjakova-Liria e Ferizaj-Trepça, të hënën.
Dragashspor e KEK-u – pushuan.
 
Raiffeisen Liga e Parë e Femrave, java e 9-të
Trepça ‘89-13 Qershori 5-1
Llapi-Kosova (P) dhe Kaçanikasja-Drita, të hënën
Vizioni-Theranda, të martën
Prishtina-pushoi.