29 tetor, 2016 – Sot në Stadiumin Olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë është zhvilluar derbi i këtij qyteti, ku Trepça’89 ka shënuar fitore në cilësi të mysafirit kundër Trepçës, me rezultat 3:1. Kësisoj, Trepça’89 ka përforcuar pozitën e parë në renditje, duke u ngjitur në kuotën e 30 pikëve. Trepça’89 kaloi në epërsi në minutën e 37-të me golin e realizuar nga Shpëtim Idrizi nga penalltia, pasi paraprakisht Blerim Berisha luajti me dorë në zonë pas harkimit të Oto John. Trepça barazoi shifrat në minutën e 68-të, me golin e shënuar nga Emin Baliqi, i cili përfitoi nga një rrëmujë në mbrojtjen kundërshtare. Pas këtij goli skuadra e Trepçës ishte edhe më këmbëngulëse në sulm, duke kërkuar ta bëjë befasinë në këtë ndeshje. Megjithatë, rastet e pashfrytëzuara nga skuadra e Fidaim Haxhiut i ndëshkuan në anën tjetër futbollistët e Trepçës’89, të cilët shënuan dy herë. Fillimisht shënoi Boniface me kokë, kurse në minutat shtesë Florent Hasani e vulosi rezultatin përfundimtar me golin e shënuar nga distanca.
Vala Superliga, java e 11-të
E premte, 28.10.2016
Hajvalia – Feronikeli 2-3
E shtunë, 29.10.2016
Trepça – Trepça’89 1-3
Liga e Parë, java e 11-të
E shtunë, 29.10.2016
KEK-u – Istogu 2-1
Ballkani – Vllaznia (P) 1-0
Ramiz Sadiku – Dukagjini 0-0
Kosova (P) – 2 Korriku 1-1
Flamurtari – Deçani 2-0
Liga e 2-të – Grupi A, java e 10-të
E shtunë, 29.30.2016
Australia – Ujvara e Malishevës 2-1
Superliga Juniorët, java e 10-të
E shtunë, 29.10.2016
Liria – Feronikeli 1-0
Vëllaznimi – Vushtrria 1-3
Hajvalia – Llapi 3-2
Prishtina – Trepça 4-1
Liga e Parë, juniorët, java e 7-të
E shtunë, 29.10.2016
Gjilani – Fushë Kosova 4-2
Raiffeisen Liga e Kadetëve, java e 8-të
E shtunë, 29.10.2016
Trepça ’89 – Liria 2-0
Feronikeli – Drita 1-0
Liga e Femrave, java e 8-të
E shtunë, 29.10.2016
Intelektualet – Bazeli 4-0
Dukagjini – Kosova (P) 3-1
Ulpiana – Llapi 1-6