Trepça’89 ka shënuar fitore në ndeshjen hapëse të javës së 26-të në Raiffeisen Superligë, duke e mposhtur Gjilanin në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë, me rezultat 3:1. Futbollistët e Trepçës’89 krijuan epërsi prej dy golash në pjesën e parë. Rezultatin e zhbllokoi Adeleke Akiynemi, në minutën e 40-të kur shënoi me kokë pas harkimit të Potokut. Vetëm dy minuta më vonë vendasit e shtuan epërsinë me golin e Mërgim Pefqelit nga distanca pas asistimit të Shpëtim Idrizit. Mitrovicasit e nisën më mirë edhe pjesën e dytë, kur shënuan golin e tretë në minutën e 50-të. Realizator ishte sërish Adeleke Akinyemi. Ndërkohë, Gjilani nuk arriti më shumë se sa ta shënojë golin e nderit në minutën e 60-të, për ta vendosur rezultatin përfundimtar, 3:1.