vellaznimi-trepca89Skuadra e Trepçës’89 ka shënuar fitore në Gjakovë, në kuadër të javës së 9-të në Raiffeisen Superligë, duke e mposhtur Vëllaznimin, me rezultat 1:0. Golin e fitores për “minatorët” e shënoi Blerand Kurtishaj, në minutën e 65-të. Pas kësaj fitoreje Trepça’89 ngjitet në pozitën e dytë, me vetëm tri pikë më pak se liderja e renditjes, Hajvalia. Ndërkohë, Prishtina ka pësuar humbje në Skenderaj nga Drenica, me rezultat 2:0. Kushtrim Lushtaku (18’) dhe Taulant Dajaku (36’-pen.) shënuan golat e fitores për skuadrën kuqezi. Në dy ndeshjet e tjera të ditës së sotme nuk pati fitues. Në Gjilan, Drita e Besa e mbyllën sfidën 1:1. Kastriot Rexha (71’) kaloi pejanët në epërsi, mirëpo gjilanasve një pikë në këtë takim ua siguroi Taulant Haliti (78’). Ndërkaq, Ferizaj në shtëpi barazoi me Feronikelin, 2:2.
 
Raiffeisen Superliga: Java e 9-të ora 15.00.
E martë:
Hajvalia – Istogu………………………..2-3
 
E mërkurë
Drita – Besa……………………………1-1
Vëllaznimi – Trepça 89………………0-1
Drenica – Prishtina…………………..2-0
Ferizaj – Feronikeli…………………..2-2
E enjte
Trepça – Llakos Kosova
 
Liga e Parë: Java e 8-të ora 15.00.
Llapi – Gjilani………………………..1-0
F-Kosova- Lepenci…………………4-3
Ballkani – Ulpiana………………….2-1
Rahoveci – Liria…………………….3-2
Kosova (P) – 2-Korriku……………2-1
Flamurtari – KEK-u…………………0-1
Vllaznia (P) – R-Sadiku………….1-0
E enjte
Deçani – Dukagjini
Liga e 2-të Grupi (A) Java e 5-të
Leshani – Luftetari…………………1-6
Drini – Opoja………………………..1-4
Besa – Vicianumi………………….1-3
Lugu i Baranit – Rilindja e Kosoves……….3-1
E enjte
Iliria – Minatori
Liga e 2-të Grupi (B) Java e 5-të.
Galaksia – Kamenica…………………0-4
Kaolini – T.Çanga……………………..5-1
.
Vjosa – Beslidhja……………………..1-7
Rinia – 18.Korriku…………………….6-2
E enjte
Ardhmenia – Vitia
Kastrioti – Bahkimi.
Superliga Junioret: Java e 7-të ora 11.00
Kosova (V) – Drita………………………..5-0
Bardhi – Besa……………………………..0-1
Feronikeli – R-Sadiku……………………1-0
Rilindja – Prishtina………………………..0-1
2-Korriku – Vëllaznimi……………………1-0
 
E enjte
Drenica – KEK-u.
Ferizaj – Llapi.
Flamurtari – Trepça.
Liga e 1-rë Junioret: Java e 4-të
Gjilani – Istogu……………………….2-3
Hajvalia – Liria………………………..1-2
Trepça – Pushon
E enjte
Gjakova – F-Kosova