trepca89-prishtinaSkuadra e Hajvalisë ka pësuar humbjen e parë në këtë edicion të garave në Raiffeisen Superligë. Ka qenë Trepça’89, skuadra që e ka mposhtur kryesuesen e renditjes në ndeshjen hapëse të javës së 8-të, që u zhvillua, të enjten, në stadiumin ‘Riza Lushta’ në Mitrovicë dhe atë me rezultat bindës, 3:0. Golat për Trepçën’89 i shënuan Arbër Patoku në minutën 40-të dhe Blerand Kurtishaj në minutat 67 e 87.  Hajvalia edhe pas kësaj humbje mbetet në pozitën e parë me 19 pikë, kurse Trepça ’89 tani është në vendin e tretë me 13 pikë.