Pas gjashtë barazimeve e një humbjeje, skuadra e Trepçës’89 është rikthyer te fitorja në Raiffeisen Superligë. Skuadra e drejtuar nga Fahredin Duraku, të dielën, në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë, e ka mposhtur Kosovën e Vushtrrisë, me rezultat 2:0. Të dy golat në këtë ndeshje mitrovicasit i kanë shënuar në pjesën e dytë. Fillimisht shënoi Edon Pasoma, autogol në minutën e 60-të, në përpjekje për ta evituar rrezikun pas një harkimi të Lushtakut. Ndërkaq, të gjitha dilemat për fitoren i hoqi Blerand Kurtishaj, me golin e shënuar në minutën e 89-të, pas një harkimi të shkëlqyeshëm të Berat Hysenit. Në ndeshjen tjetër që u zhvillua sot, Besa ka shënuar fitore më të vështirë se sa është pritur në duel me Ferizajn, me rezultat 1:0, me golin e shënuar nga Qëndrim Dautaj, në minutën e 79-të.
RAIFFEISEN SUPERLIGA Java e 18-të,
E shtunë:
Feronikeli – Vëllaznimi 3:0
Prishtina – Trepça 3:0
Istogu – Drenica 1:0
E diel:
Trepça ’89 – Kosova (V) 2:0
Besa – Ferizaj 1 :0
E hënë:
Hajvalia – Drita
LIGA E PARË Java e 16-të,
E shtunë:
Rahoveci – Kosova (P) 1:1
E diel:
Llapi – Flamurtari 0:0
Liria – R. Sadiku 7:0
Gjilani – Ulpiana 1:0
F. Kosova – Ballkani 1:0
Dukagjini – KEK-u 1:1
Lepenci – 2 Korriku 0:1
Deçani – Vllaznia (P) 0:1