Tri ndeshjet e zhvilluara, të dielën, në kuadër të javës së 14-të në Raiffeisen Superligë kanë përfunduar pa fitues. Skuadra e Prishtinës ka arkëtuar një pikë në udhëtimin e vështirë në Mitrovicë, duke e mbyllur sfidën me Trepçën’89, me shifrat 2:2. Prishtinasit krijuan epërsi në pjesën e parë 2:1, me dy golat e Liridon Latifit, teksa për mitrovicasit shënoi Drilon Musaj. Megjithatë, për t’i barazuar shifrat u përkujdes zëvendësuesi, Emin Baliqi, me një gol të shkëlqyeshëm nga distanca. Në barazim, por vetëm me nga një gol të shënuar u mbyll edhe sfida në “Shahin Haxhiislami” në Pejë, ndërmjet Besës dhe Feronikelit. Pejanët kaluan në epërsi nga penalltia me golin e Mensur Durakut, por një pikë skuadrës kryesuese nga ky udhëtim ia ‘dhuroi’ Fidan Hasani, me një autogol në minutën e 84-t. Ndërkohë, fitues nuk pati as në Gjilan, në ndeshjen ndërmjet Dritës dhe Trepçës, por këtu munguan edhe golat.
Rezultatet e ditës së diel
Raiffeisen Superliga : Java e 14 të, Ora 13.00
Besa – Feronikeli……………….. …..1-1
Trepça 89 – Prishtina……………….. 2-2
Drita – Trepça…………………… …..0-0
Liga e 1-rë
Dukagjini – Flamurtari………………. 1-1
Lepenci – R-Sadiku …………………1-1
Liga e 2-të Grupi (A) – Java e 11-të, Ora 13.00
Iliria – Drini……………………. ……………5-3
Behari – Opoja……………………. ………4-1
Minatori – Leshani………………….. ……0-2
L.Baranit – Luftetari………………… ……1-1
Rilindja e Kosoves – Vicianumi………..2-2
Liga e 2-të Grupi (B) Java e 11-të, Ora 13.00
Beslidhja – Kaolini………………….. ….0-2
Vjosa – Ardhmenia………………… …..6-0
Rinia – T.Çanga………………….. …….5-1
Superliga Junioret: Java e 14-të Ora 11.00
Vëllaznimi – Llapi………………….4-2
Drenica – Ferizaj………………….. 4-3