21 nëntor, 2017 – Rikthimi nga një humbje e thellë me një fitore prej 2:0 kundër Azerbajxhanit flet për mentalitetin fitues të djemve të Kombëtares U17 të Kosovës. Në fakt, në ndeshjen e dytë në kuadër të turneut “2017 Mercedes Benz Agean Cup U-16”, që po mbahet në Kusadasi të Izmirit, futbollistët e Kombëtares së Kosovës U17 kishin dy synime. Një për fitore të veten dhe e dyta për të marrë hak për Shqipërinë, e cila u mposhtë një ditë më herët nga Azerbajxhani. Kështu futbollistët tanë nuk u dekurajuan nga humbja nga Turqia përkundrazi mblodhën veten dhe nën taktikën fenomenale të përzgjedhësit Besnik Kollari e mbizotëruan lojën, e shndërruan mbrojtjen në kështjellë të pamposhtur dhe sulmin e bën rrufe. Kosova nesër do të ballafaqohet me Shqipërinë. Pas ndeshjes përzgjedhësi Besnik Kollari u shpreh:
Besnik Kollari, përzgjedhës
Unë i përgëzoj futbollistët për shpirtin luftarak dhe fitues që treguan sot në këtë ndeshje dhe ku mbizotëruam plotësisht. Kishim bërë një analizë të mirë paraprake të lojës së Azerbajxhanit e ku pikëtuam pikat e forta e të dobëta të rivalit. Mendoj se ju kundërvumë me sukses. Kjo fitore na i rritet shpresat dhe vullnetin për ndeshjen e radhës kundër Shqipërisë. Por, ne duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë dhe këtyre djemve u nevojitet edhe më tej përvojë.
Kosova – Azerbajxhani 2:0
Stadiumi:Altirnodu Metin Oktay Tesislari
Shikues: Disa dhjetëra
Gjyqtarë: B. Ulker, O. Ozturk, D. Turkesh e A. Oncuer.
Shënues: B. Krasniqi(57) e O. Bilalli(63) për Kosovën
Kosova: Bulliqi(Rrahmani), Azemi, Lokaj, Salihu, Janjveva(Stublla), Billali(Ibrahimi), Marmullaku(Halitjaha), Dushi(L. Avdyli), Tusha(M. Avdyli) e Kiçmari(Shala).
Azerbajxhani: Shananov, R. Ahmadov(Bachaliabhvill), M. Ahmadov, Bazramov, Hasanov(Maharamov), Serin, Mirthev, Rzayev(Qasimov(Yusufli), Maharrmli(Ganbarov), Taniverdiyev(Jafarli) e Djabari(Kazimov).