2 mars, 2022 – Turneu “Adem Jashari” në futsall i paraparë të mbahet gjatë tre ditëve (më 2/3/4 mars), ka ndryshuar format dhe do të mbahet vetëm me një ndeshje ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, që zhvillohet më 3 mars në ora 20:00, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, derisa para kësaj ndeshje do të luhet takimi ndërmjet Veteranëve të UÇK-së dhe Kombëtares së Veteranëve të Kosovës. Ky ndryshim erdhi si pasojë që Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut nuk arriti të vijë për të qenë pjesë e këtij eventi, edhe pse paraprakisht e kishte konfirmuar pjesëmarrjen.