Sot janë bërë dy vjet nga vdekja e ish-futbollistit të spikatur prizrenas dhe ish-anëtarit të Komitetit Ekzekutiv të FFK-së, Agim Maloku. Me këtë rast, anëtari i KE të FFK-së, Mirsad Çollaku, në emër të presidentit Agim Ademi dhe KE të FFK-së, ka vendosur lule dhe ka bërë homazhe tek varri së bashku me familjarët e të ndjerit dhe anëtarët e LRF të Prizrenit. Agim Maloku ishte futbollist i Lirisë në vitet e saj të lavdisë, si dhe kryetar i LRF të Prizrenit dhe anëtar i KE të FFK-së për shumë vjet.