shorti2Sot në praninë e Komisarit të Garave, Ismet Ahmeti  dhe të përfaqësuesve të klubeve, është bërë tërheqja e shortit për fazën çerekfinale të Digitalb Kupës së Kosovës. Në bazë të tërheqjes së shortit për këtë fazë të garave, në të cilën do të zhvillohet vetëm nga një ndeshje, u përcaktuan këto katër çifte:
Drita – Feronikeli
Istogu – Drenica
Gjilani  – Trepça’89
Besa – Llapi
Ndeshjet e këtij rrethi janë paraparë në datat 19, 20 e 21 prill, varësisht prej terminit që do ta përcaktojë kompania televizive Digitalb, që ka të drejtën ekskluzive të transmetimit të këtyre ndeshjeve.