Në bazë të kërkesës së kompanisë televizive (Digitalb Supersport Kosova), e cila e ka të drejtën ekskluzive për transmetimin e ndeshjeve, Komisari i Garave i Raiffeisen Superligës dhe Ligës së Parë ka vendosur që ndeshjet e rrethit të 1/8 së finales së Digitalb Kupës së Kosovës në futboll do të zhvillohen më 30 nëntor dhe 1 dhjetor të këtij viti. Kësisoj, shorti për 1/8 e finales është tërhequr më 18 nëntor, ku janë përcaktuar këto çifte:
E shtunë, më 30.11.2013 nga ora 12.30
Gjilan: Drita-Vllaznia (Pozhoran)
Pejë: Besa – Fushë Kosova
Ferizaj: Ferizaj – 2 Korriku
Kizhnicë: Hajvalia – Flamurtari
Skenderaj: Drenica – Istogu
Vushtrri: Llamkos Kosova – Tefik Çanga
E diel, 01 dhjetor 2013 nga ora 12.30
Gjilan: Gjilani – Ulpiana
Mitrovicë: Trepça – Feronikeli
Ndeshjet zhvillohen më karakter eliminimi
Sponzoruesi i Digitalb Kupës së Kosovës e mbanë të drejtën e ndryshimit të terminit të ndonjë ndeshjeje për ta transmetuar drejtpërdrejt në Supersport Kosova.