16 shkurt, 2018 – Pas përfundimit të ndeshjeve të rrethit të katërt të DigitAlb Kupës së Kosovës dhe ku u bënë të ditura skuadrat që u kualifikuan për çerekfinale, sot, u hodh shorti për ndeshjet çerekfinale. Në praninë e përfaqësuesve të klubeve, Komisioni i Garave, Ismet Ahmeti kryetar, Isuf Ajeti dhe Sahit Kelmendi anëtarë u bë hedhja e shortit. Të pranishmit në emër të FFK-së i përshëndeti zv. sekretari i sekretarit të përgjithshëm z. Arianit Ahmeti, i cili foli për rëndësinë e garave të kupës për skuadrat por edhe vet FFK-në dhe u uroj fat, për një garë korrekte, rivalitet e frymë sportive. Ndeshjet çerekfinale do të zhvillohen më 7 mars dhe palët rivale janë këto:
Llapi – Prishtina
Drita – Vëllaznimi
Gjilani- Vushtrria
Drenica shkon pa lojë në gjysmëfinale.