shorti2016-215 korrik, 2016 – Sot në praninë e përfaqësuesve të klubeve u  bë  hedhja e shortit për Kampionatin e ri të Superligës dhe Ligës së Parë, ku ishin të pranishëm Adem Çollakaj dhe Komisari i garave Ismet Ahmeti. Në emër të FFK-së të pranishmit i përshëndeti z. Adem Çollakaj, i cili duke ju uruar suksese në kampionatin e ri foli për rëndësinë që shorti të hedhet në afat që klubeve ju mundëson një pasqyrë reale të përballjeve. Z. Çollkaj foli edhe për kriteret e licencimit të klubeve, kalimin e   lojtarëve si dhe inspektimin e infrastrukturës dhe kritereve tjera përcjellëse. Pas hedhjes së shortit në Superligë në javën e parë më 20 gusht do të takohen:
 
Gjilani-Trepça ‘89
Feronikeli- Besa
Ferizaj-Hajvalia
Drenica- Liria
Prishtina-Llapi
Trepça-Drita
 
Në Ligën e Parë më 27 gusht takohen:
Dukagjini- Vllaznia Pozharan
Fushë Kosova- Vitia
Deçani – 2 Korriku
Rahoveci – Kosova e Prishtinës
Istogu – Vëllaznimi
Ballkani – Ramiz Sadiku
KEK-u – Vushtrria
Ulpiana- Flamurtari
shorti2016-1
shorti2016