17 mars, 2017 – Sot në selinë e FFK-së në praninë e sekretarit të përgjithshëm, Eroll Salihu, anëtarëve të Komisionit të Garave, përfaqësuesit të Digitalbit dhe përfaqësuesëve të katër klubeve është bërë tërheqja e shortit për gjysmëfinalen e Digitalb Kupës së Kosovës. Pas tërheqjes së shortit u përcaktuan këto çifte: Trepça – Besa dhe Drenica – Llapi. Ndeshjet e para është paraparë të zhvillohen më 29 mars, ndërsa ato të kthimit më 19 prill.