26 prill, 2021 – Sot në prani të përfaqësuesve të klubeve është bërë tërheqja e shortit për gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës në konkurrencën e femrave. Duke pasur parasysh se në këtë rreth të garave janë tri skuadra, njëra prej tyre u kualifikua me short në finale. E këtë fat e pati Kosova VR, e cila tërhoqi biletën për finale, derisa në gjysmëfinale do të takohen Mitrovica dhe A&N. Ndeshja e parë luhet të mërkurën më 29 prill. Në çerekfinale Kosova VR arriti ta eliminojë Malishevën, me rezultat 5:4, derisa A&N e mundi Bazelin 2015, me shifrat 5:0 dhe Mitrovica triumfoi bindshëm ndaj Jakovës, me rezultat 9:0.