19 prill, 2024 – Sot në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës është bërë tërheqja e shortit për gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, në praninë e Komisionit të Garave, Lindita Cena, kryetare, Valbona Gashi Uka e Agron Shosholli, anëtarë si dhe përfaqësuesve të klubeve pjesëmarrëse në këtë fazë të garave. Në bazë të shortit, në gjysmëfinale do të takohen Kosova VR – Malisheva dhe Mitrovica – Prishtina. Ndeshjet zhvillohen më 30 prill, derisa skuadrat fituese kalojnë në finale.