27 shtator, 2016 – Sot u bë tërheqja e shortit për rrethin e parë të Kupës së Kosovës. Përfaqësuesit e klubeve i përshëndeti nënkryetari i FFK-së z. Agim Ademi, i cili theksoi se FFK-ja i jep shumë rëndësi edhe skuadrave të Ligës së dytë si një bazë e fortë të ekipeve të ligës së parë dhe skuadrave elite. Gara e kupës po bëhet edhe më e rëndësishme pas pranimit në UEFA dhe FIFA dhe do të shtohet kujdesi ndaj të gjitha rangjeve të garave. Të pranishmit i ka përshëndetur edhe kryetari i Komisionit të Ligës së dytë Ismajl Ajeti si dhe kryetari i Komisionit të Vala Superligës dhe Ligës së parë z. Ismet Ahmeti.
Çiftet e rrethit të parë
Opoja –Përparimi
Behari – Kaolini
Australia – Kastrioti
Ratkoci – Dardana
Bashkimi(K) – Rilindja e Kosovës
Besa – Bashkimi (Gj)
Malisheva – Vjosa
Galaksia – Minatori
18 Korriku – Kika
Lepenci – Gryka
Luftëtari – Tefik Çanga
Xërxa – Dukagjini
Iliria – Besëlidhja
Leshani – Dushkaja
Lugu i Baranit – Onix Banja
Arbëria e lirë