Foto- e përbashkëtËshtë hedhur shorti për kampionatin e ri në Ligën e femrave në praninë e përfaqësueseve të klubeve, ku ishin të pranishëm nënkryetari I FFK-së z. Agim Ademi dhe anëtarja e KE dhe kryetarja e komisionit për futbollin e femrave znj. Vjollcë Krasniqi. Nënkryetari Ademi foli për përkushtimin që ka FFK-ja ndaj futbollit të femrave si segment tejet me rëndësi për FFK-në. Ndërkaq znj. Krasniqi duke ju uruar suksese në edicionin e ri të garave vuri në dukje organizimin e klubeve dhe të garave që kampionati i ri të ketë një rrjedhë sa më të mirë dhe në suaza të fair-playt. Nga ana e tyre përfaqësuesit e klubeve u zotuan për organizim sa më të mirë dhe gara korrekte. Kampionati fillon me 20.09.2014.
Java e parë
Kosova (P) – Intelektualet
13 Qershori – Mitrovica
Vizioni – Kaqanikasja
Graçanica – Prishtina
Llapi pushon
 
Liga e Dytë
Grupi A
Drini-Minatori
Opoja-Rilindja
Leshani-Behari
Besa-Liria M.
Lugu i Baranit-Artakolli
Vicianumi-Luftëtari
Grupi B
Bashkimi-Tefik Çanga
Vitia-18 Korriku
Kaolini-Kamenica
Ardhmëria-Besëlidhja
Rinia-Galaksia
Kastrioti-Vjosa