17 gusht, 2022 – Sot në selinë e FFK-së është bërë tërheqja e shortit për edicionin e ri në Ligën e Parë të Juniorëve. Në këtë edicion në këtë ligë do të bëjnë gara 16 ekipe. Në bazë të shortit në javën e parë do të përballen: Malisheva – Vëllaznimi, Roni 19 – Liria, Kosova VR – Vjosa, Ulpiana – Feronikeli, Rahoveci – GS Gjilani, Fushë Kosova – Top Football, Rilindja – Podujeva dhe Dukagjini – Istogu. Garat në këtë ligë do të fillojnë më 27 gusht.