Sot në praninë e sekretarit të përgjithshëm të FFK-së, Eroll Salihu, Komisarit të Garave, Ismet Ahmeti, administratorëve të FFK-së, Shefqet Thaçi e Agron Shosholli, përfaqësuesit të kompanisë Digitalb, Artor Shala dhe shumicës së përfaqësuesve të klubeve, është bërë tërheqja e shortit për rrethin e dytë të Digitalb Kupës së Kosovës në futboll.
Shorti ka përcaktuar këto çifte:
Gjilani – Besa ose Tefik Çanga
Prishtina – Istogu
Vushtrria – Llapi
Trepça’89 – Liria
Drita – Hajvalia
Drenica – KEK-u
Dukagjini – Ferizaj