18 nëntor, 2019 – Sot në selinë e FFK-së në praninë e Komisionit të Garave dhe përfaqësuesve të klubeve është bërë tërheqja e shortit për rrethin e dytë të Digitalb Kupës së Kosovës, rreth në të cilin krahas ekipeve të Ligës së Dytë janë përfshirë edhe ato të Ipko Superligës dhe Ligës së Parë. Ky rreth vjen me disa ndeshje tejet interesante, ku pa dyshim veçohen përballjet ndërmjet skuadra elitare, Ballkani – Drita, Feronikeli – Llapi dhe Flamurtari – Vushtrria. Ndeshjet e këtij rrethi do të zhvillohen më 27 nëntor, në orën 12:30.
Çiftet e rrethit të dytë
2 Korriku – Istogu
Dukagjini – Besa
Vëllaznimi – Ferizaj
Arbëria – Onix
Vitia – Ramiz Sadiku
Ulpiana – Liria
Malisheva – Gjilani
Feronikeli – Llapi
Dardana – Vllaznia
Ballkani – Drita
Dardanët – Trepça ‘89
Flamurtari – Vushtrria
Minatori – Prishtina
Drenica – Fushë Kosova
Trepça – Drenasi
A&N – KEK-u