29 nëntor, 2021 – Sot në ambientet e FFK-së është bërë tërheqja e shortit për rrethin e dytë të Kupës së Kosovës në futboll, në të cilin marrin pjesë 32 skuadra. Ndeshjet e këtij rrethi do të zhvillohen këtë mesjavë, në orën 12.30, derisa skuadrat fituese kalojnë në rrethin e tretë të garave.
Orari i ndeshjeve
E mërkurë, 01.12 2021
Ramiz Sadiku – Vushtrria
Feronikeli – Fushë Kosova (fusha me bari sintetik në Drenas)
A@N – Gjilani
Drenica – Vllaznia P (fusha me bari sintetik në Mitrovicë)
Besa – Prishtina
Malisheva – Istogu
Ulpiana – Vëllaznimi
Rahoveci – Ballkani
Trepça’89 – 2 Korriku
Llapi – Kika
Prizreni – Onix
E enjte, 02.12.2021
Drita – Drenasi
Liria – Dukagjini
Arbëria – Vitia
KEK-u – Trepça
Flamurtari – Ferizaj (fusha në Bërnicë)