Për shkak të përjashtimit të KF “Hysi” me mospjesëmarrje në garat e Kupës për edicionin garues 2013/14 (për shkak të bojkotimit të ndeshjes se 1/4 e finales Trepça-Hysi e paraparë të zhvillohej më 17.04.2013 në Mitrovicë), por edhe interesimit të KF “Tefik Çanga”, e KF “Vicianumi pak me vonesë dhe tërheqja nga garat e KF “Studenti”, si neglizhenca dhe nënçmimi i garave të Digitalb Kupës së Republikës së Kosovë (në tërheqje të shortit ishin prezent vetem përfaqësuesit e KF “Ferizaj” dhe KF “Gjilani”) në vazhdim po japim çiftet e ndeshjeve të rrethit të parë të garave të kupës për edicionin 2013/14 e këto janë:
Rrethi i parë
2 Korriku – Trepça 89
Trepça – Vicianumi
Rinia(Miradi e Eperme) – Besa
Istogu – Llapi
Opoja – Flamurtari
Drita – Deçani
Liria (Prizren) – Fushë Kosova
Hajvalia – Ramiz Sadiku
Kastrioti (Ferizaj) – Feronikeli
Drenica – Kamenica
Ulpiana – Vëllaznimi
Rilindja e Kosovës – Tefik Çanga
Vllaznia (Pozharan) – Prishtina
Gjilani – Liria (Milloshevë)
Rilindja – Ferizaj
KF “Llamkos Kosova” – kualifikohet në rrethin tjetër, nga shkaku se KF “Arbneshët” nga Vitomirica me vendimin e Komisarit janë përjashtuar nga garat e mëtejme (kampionale e të kupës).
Ndeshjet e rrethit të parë janë paraparë të zhvillohen më 12/13.11.2013 nga ora 13.00.