1 prill, 2019 – Në kuadër të programit “Grassroots”, më 30 e 31 mars, Federata e Futbollit e Kosovës ka organizuar “Grassroots Festival” në Fushë Kosovë, ku janë përfshirë mësimdhënës të shkollave fillore dhe të mesme të komunës së Fushë Kosovës. Në këtë aktivitet po ashtu janë përfshirë edhe fëmijët nga etnitetet e ndryshme. Qëllimi i këtij projekti  është fitimi i njohurive të reja në teori dhe praktikë për futbollin, diversiteti, gjithëpërfshirja dhe socializmi ndërmjet fëmijëve. Ky projekt pritet që në muajt në vazhdim të zgjerohet edhe në komuna tjera me etnitete të ndryshme, për të dëshmuar se të gjithë jemi të barabartë.