4 tetor, 2019 – Nën organizimin e Federatës së Futbollit të Kosovës, në Grunberg të Gjermanisë, është mbajtur kampi treditor U15, me futbollistët e lindur në vitet 2005/2006, të cilët janë aktiv në klubet gjermane, si dhe disa futbollistë që luajnë në Angli, Zvicër dhe Francë. Gjatë këtij kampi me futbollistët punuan trajnerët e Kombëtares U15, Gazmend Haliti, Isa Sadriu dhe Valmir Bytyqi. Ky ishte kampi i shtatë me radhë që FFK e organizon në Gjermani në mbledhje të talenteve pas anëtarësimit në UEFA. Ky kamp nga trajnerët u vlerësua shumë i suksesshëm, duke pasur parasysh faktin se këta lojtarë luajnë në klube me kushte shumë të mira.