19 prill, 2018 – Shoqata e Trajnerëve të Futbollit të Kosovës në bashkëpunim me FSHF-në si organizatore e mëhershme e mbajtjes së kurseve dhe dhënien e licencave të kategorisë “A” dhe “B” , kanë mbajtur një tjetër seminar në lokalet e FFK-së. Para fillimit të seminarit të pranishmit i ka përshëndetur sekretari i përgjithshëm i FFK-së z. Eroll Salihu, i cili falënderoi FSHF-në dhe në veçanti profesor Astrit Maçin, i cili në vazhdimësi e ka përkrahur FFK-në dhe trajnerët e futbollit të Kosovës. FFK-ja është e përkushtuar që në vazhdimësi të bëjë ngritjen profesionale të trajnerëve. Në këto ligjërata, që u mbajtën nga Astrit Maçi e që u ndoqën me shumë interesim të madh nga ana e trajnerëve të Kosovës, u bë edhe një rikujtim i njohurive të mëparshme sikur që edhe për avancimet e reja në zejen e trajnerit. Në fund trajnerët u pajisen me licenca të reja pasi atyre të vjetrave u kishte skaduar afati. Me të tilla seminare do të vazhdohet edhe me kategoritë tjera, në mënyrë që të kemi sa më shumë trajnerë të licencuar për nevojat e futbollit të Kosovës, theksoi kryetari Shoqatës së Trajnerëve të futbollit të Kosovës , z. Ajet Shosholli.