Më 13 janar u mbajt seminari i radhës për Licensimin e Klubeve për Garat Ndërkombëtare. Në këtë seminar, klubet u njoftuan për procesin e edicionit të kaluar si dhe për ndryshimet eventuale në rregulloren për licensimin e klubeve për edicionin e ardhshëm. Klubet nëpërmjet pyetjeve kuptuan më shumë për temat që u interesonin.
Po ashtu u bashkëbisedua për procesin e ri të licensimit që do të fillojë në fund të këtij muaji.