Për dy ditë radhazi në selinë e FFK-së është mbajtur seminari me klubet e Superligës, Ligës së Parë dhe delegatët e futsallit. Në këtë seminar u diskutua për ndryshimin e rregullave të futsallit, për të cilat para pjesëmarrësve ligjëruan gjyqtari me stemë të FIFA-s, Besar Beqiri si dhe Komisari i Garave, Hysni Gjinovci. Ndërkaq, i njëjti seminar është mbajtur edhe me gjyqtarët e futsallit, ku qëllimi ishte informimi me rregullat e reja në lojën e futsallit, si dhe organizimi sa më i mirë për edicionin e ri.