28 gusht, 2017 – Federata e Futbollit e Kosovës, sot, në hotel “Emerald” ka mbajtur seminarin teknik me temën “Skautingu & Analiza e ndeshjeve”. Seminari u mbajt nën udhëheqjen e Drejtorit Teknik të FFK-së, Michael Nees. Pjesëmarrësve të shumtë në këtë seminar për çështjet e skautizmit, rëndësinë që ka zbulimi, përzgjedhja, evidentimi dhe vëzhgimi i futbollistëve nëpër shumë shtete u foli z. Nees. Kjo është një çështje që duhet trajtuar me shumë kujdes FFK-ja si federatë e re. Po ashtu në këtë seminar në mënyrë interaktive u bisedua rreth analizave të lojërave, varësisht nga pesha, qëllimi dhe arsyeja e ndeshjes. Janë analizuar shumë situata që ngërthejnë dhe e kompletojnë një ndeshje futbolli.