14 shkurt, 2019 – Në kuadër të bashkëpunimit me FSHF-në, sot, në selinë e FFK-së, në organizim të Shoqatës së Trajnerëve, është mbajtur seminari me trajnerët që e kanë marrë licencën A në kuadër të shkollimit të trajnerëve nga FSHF. Para trajnerëve ka ligjëruar instruktori i FSHF-së, Astrit Maçi, derisa në fund të këtij seminari është bërë vazhdimi i licencave për trajnerët.