SeminarSot më 18 gusht në kuadër të përgatitjeve  për fillimin e edicionit  të ri të futbollit 2015 – 2016, Federata e Futbollit e Kosovës në ambientet e hotelit ” Sirius” në Prishtinë mbajti një seminar me drejtorë, sekretarë dhe administratorë të klubeve të futbollit. Të pranishmit i përshëndeti kryetari i FFK-së Fadil Vokrri, ndërsa ligjëruan Eroll Salihu sekretar i përgjithshëm dhe Adem Çollakaj administrator. Në temën Avancimi i reformave administrative në kuadër të klubeve të futbollit, z. Salihu edhe një herë ua ka rikujtuar zyrtarëve të klubeve për rolin dhe strukturat e FIFA-s, UEFA-s, FFK-së dhe klubeve si dhe për ndërtimin e bashkëpunimit të tyre ndërmjet vete. Po ashtu sekretari Salihu ka sqaruar rolin e sekretarëve dhe administratorëve në klube si dhe bashkëpunimin që kanë ata në raport me FFK-në dhe instancat tjera. Është tepër me rëndësi organizimi i mirëfilltë i klubeve në përputhje me aktet normative e veçmas tash në kohë kur pritet që futbolli i Kosovës të bëhet pjesë e mekanizmave ndërkombëtar. Të pranishmit treguan interesim duke parashtruar pyetje në mënyrë që të qartësohen shumë gjëra në organizimin dhe funksionimin e klubeve konform standardeve ndërkombëtare.
Foto-2 (9)