14 shkurt, 2017 – Në kuadër të përgatitjeve për fillimin e stinorit pranveror, Federata e Futbollit e Kosovës, nën udhëheqjen e Komisionit për Gjyqtarë, sot, ka organizuar seminarin për kontrollor të ndeshjeve. Ligjërues në këtë seminar ka qenë instruktori shqiptar i FIFA-s, Sokol Jareci. Të pranishmit në këtë seminar fillimisht në emër të Komitetit Ekzekutiv të FFK-së i ka përshëndetur nënkryetari, Agim Ademi, njëherësh përgjegjës për gjyqtarë, vëzhgues dhe kontrollor të ndeshjeve. Ai kërkoi nga kontrollorët përgjegjësi maksimale, duke ua rikujtuar rëndësinë që kanë ata në mbarëvajtjen e garave.