15 shtator, 2022 – Për mbarëvatjeje më të mirë të edicionit të ri të garave në futsall, në praninë e Komisarit të Garave, Hysni Gjinovci, ëshë mbajtur seminari me përfaqësuesit dhe trajnerët e klubeve të Superligës dhe Ligës së Parë. Në seminar është ligjëruar për ndryshimin e rregullave në lojën e futsallit. Në këtë seminar ka ligjëruar gjyqtari me licencë të FIFA-s, Besar Beqiri. Po ashtu, gjatë këtyre ditëve janë mbajtur edhe normat fizike për gjyqtarët, e të cilat nga afër i ka ndjekur edhe kryetari i Komisionit të gjyqtarëve, Përparim Hasani.