19 gusht, 2023 – Komisioni i Gjyqtarëve në FFK në prag të fillimit të garave për edicionin e ri në Ligën e Dytë ka organizuar testet fizike për gjyqtarët e kësaj kategorie. Pjesëmarrës në këto testime ishin 93 gjyqtarë e asistentë, e ku 20 prej tyre nuk aritën t’i kalojnë testet dhe do të jenë të detyruar t’i nënshtrohen ritestimit më vonë.