17 maj, 2021 – Të hënën në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujeve, FFK në bashkëpunim me Ligën e Veteranëve të Futbollit dhe KF Llapi e organizoi ndeshjen e parë memoriale për nder të katër ish-futbollistëve të Llapit, që ranë dëshmorë në luftën çlirimtare: Kujtim Aliu,  Vllaznim Emini, Milazim Berisha dhe Nexhat Fetahu. Në këtë ndeshje u përballën ekipi i Veteranëve të Llapit dhe Përfaqësuesja e Veteranëve të Kosovës. Nga afër këtë ndeshje e ndoqi edhe presidenti Agim Ademi. Pas një loje interesante fitores iu gëzuan Veteranët e Përfaqësues së Kosovës, me rezultat 2:0.