12 dhjetor, 2023 – Sot në praninë e Komisionit të Garave, kryetarit Abdyl Bellopoja e anëtarit Isak Ejupi, administratorit të Superligës dhe Ligës së Parë, Agron Shosholli si dhe përfaqësuesve të klubeve është bërë tërheqja e shortit për 1/8 të Kupës së Kosovës në futboll. Në këtë rreth të garave janë të përfshira 16 skuadra, të cilat më 3 dhe 4 shkurt do të përballen për kualifikim tutje.

Çiftet pas tërheqjes së shortit

Trepca 89 – Llapi
Gjilani – Prishtina
Drita – Rilindja 74
Vjosa – 2 Korriku
Feronikeli – Malisheva
Suhareka – Prishtina e re
Ballkani – Vllaznimi
Dukagjini – Dinamo