28 maj, 2019 – Sot në selinë e FFK-së është bërë tërheqja e shortit për ndeshjet e barazhit për Ligën e Parë, të cilat do të zhvillohen më 2 dhe 3 qershor në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë. Pas tërheqjes së shortit nga Komisioni i Garave në prani të përfaqësuesve të klubeve, në barazhin që siguron pjesëmarrjen në Ligën e Parë për edicionin e ri,do të takohen:

Bashkimi (K) – Dardana (më 02.06.2019)
Ramiz Sadiku – Rahoveci (më 03.06.2019)