20 shkurt, 2018 – Gjatë dy ditëve të kaluara janë zhvilluar ndeshjet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës në futboll në konkurrencën e femrave, ku skuadrat favorite kryesisht kanë shënuar fitore me rezultate bindëse. Ndërkohë, tërheqja e shortit për rrethin e dytë do të bëhet të mërkurën, në orën 13:30, në selinë e FFK-së.
Rezultatet
Mitrovica – Ulpiana 18:0
Drenica – Malisheva 0:7
Dukagjini – Vizioni 3:0
Intelektualet – Hajvalia 0:14
Liria – Bazeli 2015   2:1
Kosova (P) – Llapi  4:1