19 nëntor, 2023 – Këtë fundjavë u zhvilluan ndeshjet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës në futsall. Në program ishin shtatë ndeshje për pasionanët e futsallit, e ku kryesisht fituan skuadrat favorite, teksa Mabetex Prishtina në bazë të shortit kalojë tutje.
Rezultatet e ndeshjeve janë si vijon:
• Fc Vushtrria vs Fc Prishtina01 4:12
• Fc Jetoni vs Fc Vjosa: 3:5
• Fc Drenasi vs Fc Malisheva 7:3
• Fc Komorani vs Fc Drenica 1:4
• Fc Fidacom vs Fc Trepça 6:5
• Fc Rahoveci vs Prishtina 6:11
• Fc Liqeni vs Fc Minatori 10:1
Pas këtyre rezultateve, ekipet e
që kaluan në rrethin e dytë janë:
• Fc Prishtina 01
• Fc Vjosa
• Fc Drenasi
• Fc Drenica
• Fc Fidacom
• Fc Liqeni
• Fc Prishtina
• Fc Mabetex Prishtina
Ndeshjet e rrethit të dytë pritet të jenë edhe më emocionuese, teksa janë caktuar për t’u luajtur në datat 24-25 e 26 dhjetor 2023.