30 tetor, 2023 – Kombëtarja e Kosovës U15 ka zhvilluar sot ndeshjen e parë në kuadër të turneut ‘UEFA Development’ në Tiranë. Dardanët U15 kanë pësuar humbje në përballje me Shqipërinë, me rezultat 2:1, pas një ndeshje të balancuar dhe mjaft të luftuar nga të dyja ekipet. Shqipëria kaloi në epërsi në minutën e 13-të me golin e shënuar nga Arbër Lleshi. Por, ekipi i drejtuar nga Ilir Nallbani barazoi shifrat në minutën e 42-të, me golin e Edi Gajtanit. Në pjesën e dytë të dyja palët patën raste të shumta shënimi, teksa kur pritej që ndeshja do të përmbyllej me barazim, në minutën e tretë shtesë Shqipëria shënoi golin e fitores përmes Elson Himalllarit. Ndeshjen e radhës Kosova e zhvillon më 1 nëntor kundër Hungarisë në orën 11:00.