30 shtator, 2023 – Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e vajzave në grupmoshën deri 17-vjeç ka nisur sot përgatitjet për ndeshjet që zhvillohen në kuadër të kualifikimeve për Evropianin “Suedia 2024”. FFK është mikpritëse e turneut kualifikues të Grupit B1 në Ligën B, ku marrin pjesë edhe Maqedonia e Veriut, Gjeorgjia dhe Armenia. Në Ligën B ekipet luajnë për t’u ngjitur në gjashtë grupet e Ligës A, e ku fituesit e grupeve dhe skuadrat e pozitave të dyta me bilancin më të mirë në ballafaqimet kundër ekipeve të para dhe të treta në grupet e tyre promovohen në Ligën A. Përzgjedhësja e kësaj grupmoshe, Sanije Krasniqi ka thënë se synim i Kosovës është ta fitojë grupin dhe të promovohet në Ligën A, derisa ka shprehur shpresën se ekipi që drejton do të paraqesë lojëra të mira. “Besoj se kemi potencial dhe një grup të vajzave shumë të mira me të cilat punojmë që dy vite. Ne po përgatitemi për ta fituar grupin dhe ky është synimi ynë. Shpresoj se do të kemi edhe përkrahjen e publikut, duke qenë se luajmë në shtëpi”, ka thënë Sanije Krasniqi. Ndërkaq, krenare që e përfaqësojnë Kosovën dhe optimiste për paraqitje të mira në këto ndeshje janë shprehur edhe dy futbollistet, Rita Feka dhe Riga Kallaba. Ndeshjen e parë Kosova e zhvillon të martën në orën 15:00 në stadiumin ‘Fadil Vokrri” kundër Armenisë.
Lista e futbollisteve
Anita Krasniqi – KFF 16 Qershori
Leyla Gërvalla – FC Nyrnberg
Aurora Mulliqi – KFF Llapi
Rita Feka – KFF Mitrovica
Erjona Mehmeti – KFV Prishtina
Mirjeta Januzi – FC Nyrnberg
Liza Hoxha – KFF Kosova Vr
Elona Paci – SG Andernah
Agnesa Krasniqi – KFF Bazeli 2015
Qamile Hyseni – FC Arminia Ibbenburen
Loela Ahmeti – KFF Ferizaj
Olsa Maqastena – KFF Llapi
Viola Nuha – KFF Ferizaj
Riga Kallaba – Chicago
Ela Raka – FC Fulham
Liranda Gashi – De Graafschap MVVA
Albonita Statovci – Esbo Bollklubb
Lauresa Tahiri – KFF Kosova Vr
Elona Bytyqi – KFF 16 Qershori
Emine Verbovci – KFF Mitrovica
Orari i ndeshjeve
3 tetor, 2023
12:00 Gjeorgjia – Maqedonia e Veriut (Stadiumi ‘Zahir Pajaziti)
15:00 Kosova – Armenia (Stadiumi ‘Fadil Vokrri’)
6 tetor, 2023
12:00 Kosova – Gjeorgjia (Stadiumi ‘Zahir Pajaziti’)
15:00 Maqedonia e Veriut – Armenia (Stadiumi ‘Fadil Vokrri’)
9 tetor, 2023
12:00 Kosova – Maqedonia e Veriut (Stadiumi ‘Fadil Vokrri’)
12:00 Armenia – Gjeorgjia (Stadiumi ‘Zahir Pajaziti)