2 tetor, 2019 – Kombëtarja U19 në konkurrencën e femrave ka pësuar humbje të thellë në ndeshjen e parë në kuadër të Grupit 12 për kualifikimet e Kampionatit Evropian “Gjeorgjia 2020”, kundër Danimarkës, me rezultat 0:8. Vashat e drejtuara nga Kushtrim Munishi nuk arritën t’i bëjnë ballë danezeve, të cilat në çdo aspekt ishin më cilësore dhe pjesën e parë e mbyllën me katër gola epërsi, derisa po aq gola i shënuan edhe në pjesën e dytë. Katër gola për danezet i shënoi Sofie Lundgaard, derisa me nga një gol kontribuuan Bredgaard, Olivia Moller Holdt, Sarah Sundahl dhe Ea Maiken Rasmussen.